Showbiz

Çfarë ndodhi? Egli bën VEPRIMIN e papritur ndaj motrës së Gjestit

Shkruar nga Liberale

Çfarë ndodhi? Egli bën VEPRIMIN e papritur ndaj motrës

Romanca e Egli Takos dhe Besart Kelmendit është mjaft e përfolur në mediat rozë. Tani që “Big Brother VIP 4” ka përfunduar, publiku është shumë kurioz që të dijë se çfarë po ndodh me dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq, pasi fansat e Gjestit dhe Eglit duan të dinë edhe raportin e kësaj të fundit me familjarët e fituesit të edicionit të katërt të BBV.

Së fundmi një veprim i Eglit ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, pasi kishte hequr nga lista e ndjekësve motrën e Gjestit, Blerinën.

Çfarë ndodhi? Egli bën VEPRIMIN e papritur ndaj motrës

Fansat e çiftit kanë aluduar se raporti i tyre nuk është në gjendjen më të mirë, por vetë personat nuk kanë bërë ndonjë reagim të tillë.

Kujtojmë se në festën e organizuar nga “Big Brother VIP” Gjesti dhe Egli janë shfaqur bashkë dhe më të lumtur se kurrë.

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH