Egla është acaruar me banorët e shtëpisë së BBV3’, mbrëmjen e djeshme dhe më pas ka shkuar në lavanderi, ku ka bërë rrëmujë gjithë vendin aty.
Aktorja ka hedhur përtokë çfarë ka gjetur, duke përzierë të gjitha veshjet e banorëve me njëra-tjetrën, të pastra apo edhe të papastra.
Disa prej banorëve e vunë re këtë gjë filluan të ngrinin dyshimet se kush e kishte bërë këtë gjest të papranueshëm, por mendja ju shkoi menjëherë tek Egla.
Duke u larguar prej lavanderisë, Romeo është shprehur: "I ka hedhur në tokë të gjitha të lara e të palara. Sa e dëshpëruar o plak!"