
Banorët u surprizuan nga hyrja në shtëpinë e “Big Brother VIP” të Egli Takos.
Por ajo që ra në sy ishte ngurimi i banores për të takuar Gjestin. “Paska ndryshu çdo sen”, reagoi ai i habitur.
Në një koment të bërë më vonë në Dhomën e Rrëfimit, Gjesti u shpreh se ka gjëra për të sqaruar me Eglin:
"Më erdhi mirë, se nuk më pëlqeu mënyra si doli. M’u duk e ftohtë, por na kanë ngelur shumë gjëra pa sqaruar”.