Showbiz

Egla Ceno pas vizitës surprizë në “Big Brother”! Cili është fituesi dhe kush e pa si rivale?

Shkruar nga Liberale

Egla Ceno pas vizitës surprizë në “Big Brother”! Cili

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë përvojën e saj pas vizitës në shtëpi, duke shprehur emocionet dhe vëzhgimet mbi dinamikat e lojës.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo e cilësoi këtë eksperiencë si të veçantë, pasi nuk kishte më peshën e të qenit konkurrente. Ajo ka shkruar:

Të futesh në BBVA pa peshën e të qenit ‘konkurrente’ është super ndjesi. Aty brenda ndien energjinë e secilit, e kupton kush shkon drejt podit

Ajo gjithashtu ndau një moment humoristik, duke treguar se ndjeu një energji të fortë nga një përqafim, dhe shpreson që ai të mos ketë kushtuar 10 mijë euro.

Egla vuri re gjithashtu disa aspekte interesante të dinamikës së banorëve, përfshirë buzëqeshjet e fshehura dhe mungesën e prezencës nga disa prej tyre. Ajo përmendi gjithashtu një moment kur një banor e ngatërroi atë me një rivale.

Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ishte puthja e Egla Cenos me Laertin, për të cilën ajo sqaroi se nuk kishte asnjë keqkuptim.

Nuk do kisha puthur kurrë një njeri që do ta keqkuptonte atë puthje. Laerti është koleg! Publiku është super inteligjent dhe e ka kuptuar, ndaj nuk ka nevojë për sqarime. Fjalët e shumta janë fukarallëk

Egla bëri një deklaratë të fortë për finalistët e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, duke theksuar se kishte tre kandidatë që i kishte në kokë për t’u bërë finalistë, ndërsa për fituesin e mundshëm tha se ai është mashkull.

Kjo deklaratë ka ngjallur diskutime dhe spekulime mes ndjekësve të spektaklit, të cilët tani janë të fiksuar për të zbuluar emrin e konkurrentit që Egla sheh si fitues.

Egla Ceno pas vizitës surprizë në “Big Brother”! Cili

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH