Showbiz

Don Omar jep lajmin befasues për fansat pas diagnostifikimit me kancer! Ja çfarë thotë ai...

Shkruar nga Liberale

Don Omar jep lajmin befasues për fansat pas diagnostifikimit me kancer! Ja

Këngëtari i njohur Don Omar ka dhënë një lajm të mirë për ndjekësit e tij, pak orë pasi zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer.

Ai dha lajmi e gëzueshëm se pas operacionit, nuk ka më kancer dhe se po fokusohet në shërimin e tij ndërsa përgatitet të nis turneun në SHBA ‘Back to Reggaeton’.

“Sot u zgjova pa kancer dhe mirënjohës. Faleminderit për urimet, lutjet dhe mijëra mesazhet tuaja. Operacioni im ishte një sukses.

Tani presim për t’u rikuperuar”-u shpreh Omar teksa ka ndarë me ndjekësit lajmin e mirë.
Omar aktualisht është në mesin e turneut të tij të shtatë, i cili është në pauzë deri në gusht, kur ai do të rifillojë shfaqjet në Oakland, Kaliforni. Turneu përfundon në Belmont, New York, në shtator pas ndalesave në Teksas, Florida dhe më shumë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH