Showbiz

"Do e shfaqi veten negativ me të tjerët..."/ Kush janë banorët e preferuar të "BBV" sipas Ronaldos dhe Shqipes?

Shkruar nga Liberale

"Do e shfaqi veten negativ me të tjerët..."/ Kush janë

Mëngjesin e sotëm kanë qenë të ftuar në studion e “Wake Up”, Ronaldo Sharka dhe Shqipe Hysenaj, dy opinionistët e “Big Brother Fan Club”, që ka nisur nga e diela në ekranin e Top Channel. Ata na kanë folur më shumë për këtë eksperiencë të tyre, por dhe kanë ndarë mendimin për disa nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Si u ndietë pas puntatës së parë të “Fan Club”?

Shqipe: Emocionuese, por që jam ndierë shumë mirë, në territorin tim. Debatet janë gjithmonë pjesë e imja.

Po Heidi si ju duk si moderatore?

Shqipe: Si hera e parë ishte goxha mirë, duke qenë se dhe për atë ishte eksperienca e parë.

Ronaldo: Më pëlqeu, mbetet për t’u parë rrugës. Por interesante stili i saj.
Cilët mendoni se po bëjnë lojë më të fortë aty brenda deri tani?

Shqipe: Disa e kanë filluar lojën. Prioritet që do të ecin aty brenda në shtëpi shoh Gertën, Leartin, Olsin dhe Rozanën. Gerta është futur e përgatitur, ndryshe nga banorët e tjerë.

Ronaldo: Të gjithë thanë që Laerti do jetë Jocker-i i asaj shtëpie, por uroj të mos jetë si Albi Nako. A do ndizet rrugës? Kur të ndizet, banorët e tjerë kanë shkuar shumë hapa para.

Shqipe: Loja e “Big Brother” të merr energjinë, më mirë ta nisësh avash lojën se është lojë psikologjike. Ky mund të jetë dhe rasti i Laertit. Duke kapur Valbonën po shfaq pjesën e tij më të mirë. Amber po mundohet të jetë pjesë e disa banorëve. Mendoj që Amber ka filluar ta pëlqejë Laertin. Më pas Laerti do e shfaqi veten negativ me të tjerët, kurse me Valbonën do të nxjerrë mjaltin. Banorët kanë frikë Laertin e vërtetë, prandaj nuk po e ngacmojnë Laertin. Po presin atë Laertin që është jashtë.?TAR

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH