Showbiz

Bledi Mane kritikon ashpër prezantueset shqiptare: Mediokre, dalin në foto në plazh me libra, që nuk i lexojnë kurrë!

Shkruar nga Liberale

Bledi Mane kritikon ashpër prezantueset shqiptare: Mediokre, dalin në

Bledi Mane ka kritikuar ashpër prezantueset femra në ekranet shqiptare, duke i cilësuar si mediokre në një intervistë për "Vip Magazine". Mane tha se ato nuk përpiqen të mësojnë, por kopjojnë në mënyrën më të shëmtuar, duke shtuar se "Shkolla e prezantueseve shqiptare është akoma një shkollë nate që ende nuk ka prodhuar një emër të përveçëm dhe të fortë".

Ai shtoi se prezantuesit meshkuj janë ata që i kanë dhënë prezantimit në Shqipëri fytyrën e vërtetë, duke përmendur emra të njohur si Adi Krasta, Ardit Gjebrea dhe Manushi, të cilët sipas tij janë ata që vërtet e kanë ndërtuar imazhin e televizionit shqiptar.

“Mediokre, pavarësisht botokseve, gjatësisë së tyre trupore dhe pavarësisht se dalin në fotografi në plazh me libra, të shtrira në shezllon. Libra që nuk i lexojnë kurrë. Janë mediokre sepse nuk tentojnë të mësojnë por kopjojnë në mënyrën më të shëmtuar. Shkolla e prezantueseve shqiptare është akoma një shkollë nate që ende nuk ka prodhuar një emër të përveçëm dhe të fortë. Ndryshe qëndron me shkollën e prezantuesëve shqiptarë. Nuk puqem me ta, por Adi Krasta, Ardit Gjebrea, Manushi dhe shumë emra të tjerë i kanë dhënë industrisë së prezantimit fytyrën e vërtetë”, thotë Bledi Mane.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH