Showbiz

Artjon Bakaj bën parashikimin për 4 finalistët e BBV: “Egli del e para, fiton”

Shkruar nga Liberale

Artjon Bakaj bën parashikimin për 4 finalistët e BBV: “Egli

Artjon Bakaj:

Unë po e bëj analizën në bazë të renditjes, po e nis nga numri katër… Personi që duhet të dalë i pari nga kjo finale kaq e mrekullueshme dhe kaq e përfolur, duhet të jetë Egli. Mendoj që edhe kaq ka arritur shumë, falënderuese ndaj Gjestit, falënderuese ndaj publikut që i dha mundësinë të kthehej në shtëpi pas një dalje, sepse ishte pak e ngarkuar. Mendoj se nuk ka më ngjyra për të sjellë, i ezauroi të gjitha çfarë kishte, arriti që të prekte dhe fundin duke iu kthyer edhe atyre të cilët e kanë dashur dhe janë kujdesur për të, siç ka qenë Rozana, por dhe Laerti deri diku, Danja dhe shumë personazhe të tjerë që kanë qenë në atë shtëpi.

Në vendin e tretë, unë mendoj se do të jetë Laerti. Megjithëse, për mendimin tim ka qenë ndër personazhet që ka duruar më shumë debate, ka duruar më shumë ofendime, ka pasur përballë persona si Gert Ferra, që janë futur vetëm për t’i thënë të gjitha të zezat, që kanë qenë ose jo të vërteta, këto nuk i vërteton dot askush, por është historia e tyre. Mendoj se do të mbahet mend si një zotëri që është empatik, është me edukatë, respekton bashkëjetuesit, respekton Ledionin, opinionistët kur flasin. Mendoj se ka treguar një imazh të një njeriu 50 vjeç, por dhe në moshë më të vogël, që duhet ndjekur dhe duhet ta kemi pranë nesh.

Në vend të dytë, mendoj të jetë Gjesti, me të gjitha gjërat e bukura që ka sjellë, edhe ato negativet që mund të ketë sjellë. Gjithsesi aty është një lojë e gjatë, luftohet për 100 mijë euro. Unë mendoj se vetëm ky fakt, justifikon shumë prej veprimeve që ndodhin aty dhe le të jetë kështu. Historia me Eglin ka qenë një histori që u ka shërbyer të dyve. Mendoj se sa lojtar i fortë është Gjesti, u kuptua pas daljes së Eglit, ku pati një stopim shumë të gjatë.

Ndërsa fituese, sipas konceptit tim, është Rozana Radi, me të gjitha ngjyrat që ka sjellë, ka treguar një femër të fortë me tipare mashkulli, që aty kanë qenë meshkuj që nuk i kanë pasur këto tipare, por që i ka pasur Rozana, kështu që janë kompensuar deri diku. Një grua e fortë, një grua që lufton për ato gjëra çfarë do, një grua e suksesshme. Dhe mendoj se historia e saj personale ka prekur shumë publikun, i cili i mbështet këto rastet e dhimbshme dhe të vuajtura në jetën e çdokujt, jo vetëm personat që janë të famshëm dhe tregojnë dhe ndajnë historitë etyre. Kështu që, unë jam tek Rozana fituese, Gjesti, Laerti dhe Egli.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH