Showbiz

Arbana nuk do të jetë prezantuese e BBVIP, Lori Hoxha ka dy fjalë për të

Shkruar nga Liberale

Arbana nuk do të jetë prezantuese e BBVIP, Lori Hoxha ka dy fjalë

Duke qenë se mbrëmjen e sotme rinis formati i BBVIP Albania në edicionin e tretë, nuk kanë munguar mesazhet, urimet prej ish-banorëve dhe jo vetëm kaq.

Së fundmi një postim i bërë nga Lori Hoxha duket se ka marrë vëmendjen e shumë personave. Në një postimtë bërë disa orë më parë, nga moderatorja Arbana Osmani, me momente magjike kur ajo ka qenë pjesë e këtij formati, gjendet një foto e saj dhe Lorit, ku kjo e fundit e ka ripostuar në Instastory dhe shkruan:

“Unë e nisa karrierën time në televizion duke kuruar veshjet e Arbanës për Big Brother dhe sot jam krenare të them që të dyja s’ja kemi nevojën njëra-tjetrës e megjithatë zgjedhim që vendimet ti marrim bashkë, për veshjet por dhe më shumë. Jam unë mirënjohëse për rrugëtimin tonë dhe për të ardhmen që në çdo rast do na gjejë bashkë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH