Alex Soros, djali i miliarderit George Soros dhe 48-vjeçarja Huma Abedin, një nga bashkëpunëtorët më të besuar të Hillary Clinton, zyrtarizuan lidhjen e tyre të dashurisë.
Siç njoftoi 38 vjeçari, Soros në postimin e tij në Instagram, ai i propozoi partneres së tij, e cila i tha "PO".
“Kjo ndodhi… Nuk mund të ishim më të lumtur, më mirënjohës apo më të dashuruar”, ka shkruar Soros në foton e tij të gjunjëzuar para Abedinit.
View this post on Instagram
Sipas New York Post, propozimi i Alex Soros është bërë gjashtë javë më parë, ndërsa dalja e tyre e parë publike ka qenë me një foto nga një restorant në Paris në ditën e të dashuruarve.
Abedin konsiderohet një "vajza e dytë" e ish-sekretarit amerikan të shtetit, ndërsa babai i Alex, George Soros, ishte një nga donatorët më të mëdhenj të fushatës së Clinton-it në vitin 2016, duke kontribuar më shumë se 9.5 milionë dollarë.
View this post on Instagram
Sipas informacioneve, çifti u afruan përmes një miku të përbashkët, i cili po dilte me një nga kushërinjtë e Alex Soros.
Abedin tashmë ka një djalë nga martesa e saj e parë me ish-senatorin Anthony Weiner, me të cilin ishte e martuar nga viti 2010 deri në vitin 2017, ndërsa për Alex Soros kjo do të jetë martesa e parë./ Përgatiti Liberale.al