Drini Zeqo ka bërë një analizë të lojës së banorëve të BBV dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Gazetari i njohur është ndalur edhe tek loja e Heidit, duke u shprehur se çfarë e ka favorizuar sipas tij si banore në atë shtëpi.
“Heidi ka një avantazh shumë të madh që njerëzit pak e kujtojnë ose pak duan ta nënvizojnë. Ajo nuk ka ecur vetëm në atë shtëpi. Heidi ka ecur krahë një personazhi shumë të fortë që ka qenë Romeo.
Heidi është gjysma e saj në atë lojë. Një çift është gjithmonë i privilegjuar në një format si ky. Heidi dhe Meritoni janë të dy të barazlarguar me mundësitë që i janë dhënë me vëmendjen që kanë patur. Në thelb favorizohen pak çiftet”, u shpreh Drini në “Big Brother Radio” .