Magazinë

“Neuralink” implanton për herë të parë një çip në trurin e njeriut

Shkruar nga Liberale

“Neuralink” implanton për herë të parë një

Elon Musk njoftoi se 24 orë më parë startup-i i tij “Neuralink” implantoi për herë të parë, një nga çipat e tij në trurin e një qenieje njerëzore, sipas “Quotidiano Nazionale”.

“Pajisja quhet ‘Telepathy’ dhe ju lejon të keni kontrollin e telefonit ose kompjuterit tuaj dhe nëpërmjet tyre, pothuajse çdo mjet, thjesht duke menduar”, tha Musk në X.

Përdoruesit e parë do të jenë njerëzit që kanë humbur përdorimin e gjymtyrëve të tyre.

“Imagjinoni sikur Stephen Hawking të mund të komunikonte më shpejt se një daktilografist ose një drejtues ankandi. Ky është qëllimi”, tha ai. Gjatë një operacioni kirurgjik invaziv, implanti i quajtur ‘Link’, me madhësinë e pesë monedhave të grumbulluara, futet në trurin e pacientit.

“Pacienti po rikuperohet mirë dhe rezultatet fillestare tregojnë zbulim premtues të informacionit në tru”, njoftoi Musk.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH