RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL
Titulli: Fshati me 13 sekrete
Origjinali: La vilage aux 13 Secrets
Kategoria: Roman
Autori: Nadine Debertolis
Përktheu: Lorena Dedja
Botues: Mediaprint
Viti: 2024
Fq: 224
Mbi librin
Tesa dhe Dimitri janë të lumtur që janë kthyer për pushime në shtëpinë e dajë Ustashit. Të apasionuar pas mistereve gjithfarësoj, atyre as që ua pret mendja që po i pret një aventurë e madhe në qiell të hapur, së bashku me Dafnen dhe Ornelën, shoqet e tyre që jetojnë aty pranë. Pasi lexojnë për një legjendë mbi të kaluarën e fshatit në një libër të vjetër, ata nisin eksplorimin e rrënojave të një mulliri të çuditshëm, të fshehur nëpër shkurre. Kur zbulojnë një mesazh të fshehur pas një guri të madh, përfshihen, shenjë pas shenje, në një gjueti të pabesueshme “thesaresh”.
A ju pëlqeu t’i zgjidhnit misteret e librit “Shtëpia me 36 çelësa”?
Do t’ju pëlqejë edhe më shumë të deshifroni misteret e “Fshati me 13 sekrete”.
Një histori plot fantazi dhe shumë tërheqëse për fëmijë dhe për të rriturit. Përgjatë aventurave të fëmijëve, autorja ka ndërthurur edhe plot të dhëna historike, që do t’i lejojnë heronjtë tanë të rindërtojnë një legjendë vendase. Por mbi të gjitha libri vlerëson miqësinë e bukur që shohim të ndërtohet pak nga pak mes personazheve të librit. Ilustrimet e plotësojnë më së miri rrëfimin.
Pak nga jeta e autorit
Nadine Debertolis është shkrimtare e njohur franceze. Ajo ka lindur në vitin 1984 dhe ka ka nisur të shkruajë që në adoleshencë.
Tashmë ajo i është përkushtuar në veçanti letërsisë për fëmijë. Dy fëmijët e saj janë burim i pafund frymëzimi për shkrimtaren. Ajo është kureshtare për gjithçka, i pëlqen të mësojë gjëra të reja dhe të udhëtojë, e më pas t’i shndërrojë zbulimet e saj në histori të bukura. Librat e saj janë botuar dhe përkthyer nga shtëpi të njohura botuese.