Letërsi

LIBRI I DITËS: "Darka e gabuar", e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë ku ISMAIL KADARE ta mban frymën pezull gjer në rreshtin e fundit

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Darka e gabuar", e bazuar mbi një ngjarje

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: Darka e gabuar

Origjinali: Darka e gabuar

Gjinia: Roman

Autori: Ismail Kadare

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2009

Fq: 208

Mbi librin

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse e hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht.

Ç'ka ndodhur në atë darkë? Ç'ka qenë e vërtetë nga ajo që është treguar më pas prej njërës palë, të zotëve të shtëpisë, dhe prej palës tjetër, të ftuarve? Së fundi, ç'ka qenë e fshehta që dyshohet se është mbuluar me kujdes?

Për shkak të komplotit të famshëm të bluzave të bardha në Kremlin dhe të vdekjes së Stalinit, hetimi i darkës merr befas përmasa planetare. Kadare jep një version të tij të ngjarjes në një roman, që ta mban frymën pezull gjer në rreshtin e fundit.

Pak nga jeta e autorit

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare u nda nga jeta në moshën 88- vjeçare. Kolosi i letërisë shqipe mbylli sytë mëngjesin e sotëm, duke u larguar përgjithmonë nga kjo botë. Lajmi i trishtë u bë publik pak më parë nga familjarët e tij. Kadare u largua nga jeta, por la  pas një veprimtari letrare shumë të pasur dhe një sërë veprash të pavdekshme.

Kadare ishte shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH