Letërsi

Ilir Ikonomi fiton Çmimin “At Zef Pllumi” me “Fan Noli - Rebeli”, botim i UETPRESS

Shkruar nga Liberale

Ilir Ikonomi fiton Çmimin “At Zef Pllumi” me “Fan Noli

Shkrimtari dhe studiuesi Ilir Ikonomi është shpallur fitues i Çmimin “At Zef Pllumi” 2025, me vëllimin e dytë për Fan Nolin, “Rebeli”.
Ikonomi është nderuar për kontributin e çmuar në fushën e publicistikës historike, për risitë që sjell në trajtimin e figurës komplekse të Theofan Stilian Nolit, për këndvështrimin origjinal dhe analizën e thelluar të etapave kyçe të jetës dhe veprimtarisë së tij shumëdimensionale.

Çmimi “At Zef Pllumi”, jepet çdo vit nga bashkia e Lezhës në fushën e publicistikës, memuaristikës, monografisë dhe dokumenteve, në kujtim të një prej figurave më të ndritura të kulturës dhe identitetit shqiptar.

Juria e këtij viti drejtohej nga studiuesi i letërsisë, Ermir Nika, me anëtarë: Alda Bardhyli, drejtuese e QKLL-së; Aleksandër Furxhi, gazetar; prof. dr. Arben Prendi, shef i Departamentit të Gjuhë-Letërsisë në U.SH. “Luigj Gurakuqi”; prof. Gjon Marku, studiues, shkrimtar.

Ilir Ikonomi fiton Çmimin “At Zef Pllumi” me “Fan Noli

I emocionuar nga ky vlerësim, Ikonomi tha gjatë marrjes së çmimit në ambientet e bibliotekës së Lezhës, se gjithmonë ka qenë i pasionuar pas veprave të At Zef Pllumit.

I vlerësuar si një studiues skrupuloz dhe një prej biografëve më të mirë që ka sot Shqipëria, Ilir Ikonomi ka sjellë me shtëpinë botuese UETPRESS jetëshkrimet e disa prej personaliteteve e figurave më me ndikim në historinë e Shqipërisë, si: Ismail Qemali, Esat Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Faik Konica.

Dy vitet e fundit, puna e tij kërkimore është e fokusuar te jeta dhe veprimtaria e peshkopit, politikanit, përkthyesit e veprimtarit Fan Noli, duke e sjellë atë përmes disa vëllimeve. Vëllimi i parë “Apostulli”, i cili fitoi Çmimin” Lumo Skëndo”, pasqyron aktivitetin e Nolit si emigrant në Amerikë, shkollim, përpjekjen e tij për të çuar para lëvizjen shqiptare. Në vëllimin e dytë, të botuar në 2024-ën, nën titullin “Rebeli”, vijnë ngjarjet e pesë viteve 2020-2024, kur Noli kthehet në Shqipëri dhe nis një betejë politike, e cila rezultoi jetëshkurtër dhe e pasuksesshme.

Autori po punon për vëllimin tretë dhe të fundit, atë të kthimit të Nolit sërish në Amerikë për të vijuar punën intelektuale, të botimit dhe përkthimeve.

Ilir Ikonomi fiton Çmimin “At Zef Pllumi” me “Fan Noli

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH