Letërsi

Botim i UETPRESS/ "Takimet e mia me…" prezantohet në GIZ Talks, Fevziu shuan kureshtjen e audiencës

Shkruar nga Liberale

Botim i UETPRESS/ "Takimet e mia me…" prezantohet në GIZ

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu, ishte i ftuar në rubrikën GIZ Talks, iniciuar nga GIZ Albania, për të folur mbi librin e tij të fundit “Takimet e mia me...”.

Botuar në 2023-in nga shtëpia botuese UETPRESS, ky libër rrëfen njohjen e gazetarit me 39 personazhe, personalitete, intelektualë, figura me ndikim në shoqërinë shqiptare.

Botim i UETPRESS/ "Takimet e mia me…" prezantohet në GIZ

Me një karrierë të gjatë, prej afro katër dekadash, Fevziu ka pasur ambicien, dëshirën dhe mundësinë të takojë dhe intervistojë disa prej emrave më të njohur që kanë lënë gjurmë të theksuar në historinë e vendit tonë, si: Jusif Vrioni, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Alfred Moisiu, Abaz Ermenji, Pjetër Arbnori, Arbën Xhaferi etj.

Autoritete të politikës, kulturës, përkthimit, letërsisë e historisë, kanë kaluar nën pyetjet ybuluese, syrin e vëmendhshëm e penën e mprehtë të Fevziut, duke na sjellë detaje të panjohura nga jeta personale dhe publike e secilit personazh.

Botim i UETPRESS/ "Takimet e mia me…" prezantohet në GIZ

Gjatë bashkëbisedimit në GIZ Talks, Fevziu u kthye nga intervistues në të intervistuar, duke zbuluar detaje, ngjarje, biseda të zhvilluara gjatë viteve me të ftuarit e tij, që siç shprehet në parathënien e librit, kur hodhi gjithçka në letër pati ndjesinë e njeriut më me fat.

“Nuk qëllon shpesh, qoftë edhe si gazetar, të takosh kaq shumë personazhe me peshë në jetën e një populli, të depërtosh në sekretet më të thella të vendimeve që kanë shenjuar historinë”, shkruan autori më tej.
Përveçse si gazetar, Blendi Fevziu tashmë ka vendin e vet në letërsinë shqipe, me disa botime ndër vite me UETPRESS, të tilla si: “Pushteti”, “Enver Hoxha”, “Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret”, “100 vjet Pavarësi”, “Tirona e Nonës”.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH