Horoskop

Këto janë SHENJAT e zodiakut që dashurojnë me gjithë zemër, po ju bëni pjesë?

Shkruar nga Liberale

Këto janë SHENJAT e zodiakut që dashurojnë me gjithë

Gaforrja

Gaforret dashurohen “kokë e këmbë”. Dashuria e një Gaforreje është si një batanije e ngrohtë që të mbështjell sa herë që ke nevojë për të. Megjithatë, kjo karakteristikë mund t’i çojë Gaforret në një marrëdhënie ku nuk marrin as gjysmën e asaj që japin në këmbim. Në psikologji, ekziston një koncept i quajtur “kurthi i empatisë”, ku njerëzit empatikë, si Gaforrja, përdoren nga të tjerët për qëllimet e tyre.

Peshorja

Peshoret njihen për dëshirën e tyre për harmoni dhe ekuilibër. Ata e urrejnë aq shumë konfliktin saqë preferojnë të bëjnë një hap pas për të ruajtur paqen. Nevoja për ekuilibër, ironikisht, çon në çekuilibër në marrëdhënie. Thellë-thellë, ata mund ta ndiejnë se bashkëpunimi nuk është i barabartë. Debatet apo diskutimet nuk nënkuptojnë fundin e marrëdhënies, por shërbejnë për të sqaruar keqkuptimeve mes dy të rriturve.

Peshqit

Ëndërrimtarë dhe romantikë, Peshqit besojnë në dashurinë e vërtetë dhe gjetjen e shpirtit binjak. Kur dashurojnë, japin gjithçka dhe presin të njëjtën gjë në këmbim. Por kur dikush përqendrohet kaq intensivisht te një person i vetëm, kjo çon në varësi. Madje, në një masë të tillë, sa Peshqit e ndiejnë kur dikush ndihet keq dhe duan t’i rrinë afër menjëherë, duke mos i lënë vend personit tjetër të përpunojë ndjenjat e tij/saj. Në të njëjtën kohë, ata kanë frikë nga vetmia. E gjithë kjo çon në lodhje dhe në fund në zhgënjim. Empatia duhet të jetë e pranishme nga të dyja palët në të gjitha marrëdhëniet.

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH