Blogerja e dhunuar në një restorant luksoz te Kodra e Diellit, Klea Prenga, ka reaguar ndaj pretendimeve se Marinela Berishaj e sulmoi për shkak të një lidhjeje jashtëmartesore me bashkëshortin e saj.
Në një postim në Instagram, 24-vjeçarja ka deklaruar se është goditur padrejtësisht dhe thekson se personi që e ka dhunuar nuk ka bashkëshort dhe nuk ka ndërhyrë në familjen e saj.
Ajo e përshkruan Marinela Berishajn si një femër me vetëbesim të ulët, që beson se mund të arrijë gjithçka me forcë.
“Akuza të rënda dhe përmendje e emrave pa e ditur situatën janë të tepërta dhe të papërgjegjshme. Kur dikush më sulmoi pa të drejtë, duke sjellë akuza të pabaza dhe duke ndërhyrë në jetën time, ndjeva që është e nevojshme të mbrohem. Personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe as nuk i ka ndërhyrë dikush në familje.
Megjithatë, kjo situatë më kujton se femrat me vetëbesim të ulët shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë. Ata nuk arrijnë të kuptojnë se fuqia e vërtetë vjen nga qëndrimi me dinjitet, nga zgjidhja për të mos u ulur në të njëjtin nivel me ata që përhapin negativitet.
Është e rëndësishme të kuptojmë se sjellja e tyre reflektim më shumë për to sesa për ne. Njerëzit që sulmojnë të tjerët shpesh e bëjnë këtë për të mbuluar pasiguritë e tyre, për të shmangur reflektimin mbi problemet e veta. Ata që mendojnë se gjithçka merret me forcë, zakonisht janë ata që nuk kanë njohur asnjëherë fuqinë e komunikimit të hapur, të ndershëm dhe të respektueshëm,.
Në vend që të lejoj këto sulme të ndikojnë tek unë, unë zgjedh të qëndroj e fortë, e qetë dhe e vetëdijshme për vlerën time. Nuk ka nevojë të përfshihem në lojërat e tyre të vogla,. Unë do të vazhdoj përpara me kokën lart, duke u përqëndruar tek vetja dhe njerëzit që më mbështesin, dhe duke mos lejuar që negativiteti i të tjerëve të më rrëzojë”, shkruan ajo.