Aktualitet

Lushnje/ Makina e vrasësve, e njëjta që iu grabit çiftit në Tiranë?

Shkruar nga Liberale
Lushnje/ Makina e vrasësve, e njëjta që iu grabit çiftit

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja që tronditi sot Lushnjën në orët e para të mëngjesit, ku 35-vjeçari Besnik Hida u qëllua me breshëri automatiku. Makina që përdorën vrasësit sot në Lushnjë dhe më pas e dogjën atë në afërsi të autostradës, i ishte grabitur një çifti në autostradën Tiranë –Durrës, pranë “Casa Italias".

Çifti në fjalë ndodhej në momente intime kur pranë tyre janë afruar tre persona të armatosur dhe të maskuar. Grabitja e makinës ndodhi mbrëmjen e të martës së kaluar.

Siç u raportua më herët për këtë ngjarjen, maskat pasi dhunuan çiftin dhe nën kërcënimin e armës u morën atyre automjetin tip “Fiat”. Madje, ata edhe i kishin filmuar në intimitet, duke i kanosur që të mos njoftojnë policinë, pasi në të kundërt videoja do iu shpërndahej familjarëve.

Vetë çifti ka deklaruar se nuk ka arritur t’ua shohë fytyrat dy autorëve, për shkak se ata ishin të maskuar, por nisur nga shantazhi që u kanë bërë kanë dyshime se mund të jenë persona që i njohin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH