Showbiz

Luizi dhe Bledi Mane diskutojnë me njëri-tjetrin: Kam qenë 3 herë në burg, kemi patur një brisk të vogël që qëronim fruta

Shkruar nga Liberale
Luizi dhe Bledi Mane diskutojnë me njëri-tjetrin: Kam qenë 3

Mbrëmjen e djeshme u fut në BBVIP gazetari Bledi Mane.

Duket që ai që në fillim ka qenë me qëllime të qarta sepse ka zgjedhur të komunikoj me një gjuhe agresive me Luizin.

Gjatë një bisede të zhvilluar në oborrin e shtëpisë, pas mesnate kur dhe është mbyllur spektakli Bledi ka qenë duke i treguar Maestros se është dënuar 3 herë më parë për falsifikim pasaportash.

Mes detajeve ai tregon se ka vuajtur dënimin e tij tek burgu “313” dhe se e ka ndarë qelinë me vrasës. Në një bisedë të tillë, Bledi nuk ka lenë pa përmendur edhe Luizin teksa i ka kujtuar kështu të shkuarën e tij.

“Unë kam qenë 3 herë në burg për pasaporta false. Tek ‘313’, e kam ndarë qelinë me vrasës. Kemi patur një brisk të vogël që qëronim fruta...

Ti do kishe qejf të ishe në burg por nuk do e përballoje dot.”- tha Bledi.

Luizi: Pse do kisha qejf?

Bledi: Do kishe, për shkak të CV sepse ndodh në jetë që provon disa gjëra…

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH