Globi

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit/ E tmerrshme, gjenden trupat e 40 foshnjave me koka të prera

Shkruar nga Liberale
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit/ E tmerrshme, gjenden trupat e 40 foshnjave me

Një akt që nuk është parë as në Mesjetë, tmerr. Trupat e 40 foshnjeve me koka të prera janë zbuluar në komunitetin Kibbutz të Izraelit, një prej zonave të para që u përballën me sulmin e terroristëve të Hamas.

Gazetarët e huaj thonë se janë shoqëruar nga forcat ushtarake izraelite për të parë skenën tronditëse në këtë qytezë, ku janë shënuar më shumë se 100 viktima.

“Korrespondentja e i24News, Nicole Zedek ka raportuar nga Kibbutz Kfar Aza, një çerek milje nga kufiri i Gazës, duke rrëfyer mizoritë që janë kryer në komunitetin e vogël, që mbetet një zonë aktive teksa ushtarët izraelitë zhvendosin trupat e pajetë dhe çmontojnë “bombat kurth” të vendosura”, raporton televizioni i njohur.

“Rreth 40 foshnja u vranë në fshatin Kfar Aza, në jug të Izraelit. Ne do të shkojmë pas Hamasit. Ne do t’i gjuajmë. Ne do t’i zhdukim ata”, thotë Danny Danon, ish-ambasadori izraelit në OKB.

Një prej gazetareve perëndimore, Margot Haddad, theksoi se kemi të bëjmë me foshnja nën 2 vjeç dhe gjithçka i ngjan një masakre të vërtetë.

Në raportime të tjera ndërkaq, është bërë me dije nga gazetarët në vendngjarje se familje të tëra janë pushkatuar masivisht në një fshat jugor.

Në shtëpitë ku ngjarjet kanë ndodhur madje janë vendosur edhe kurthe prej Hamasit dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit i kanë kërkuar gazetarëve të kenë kujdes dhe të mos afrohen në asnjë mënyrë me vende të pakontrolluara nga Policia.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH