Kryeministrit Johnson i është thënë se kërcënimi ndaj sigurisë vjen nga shërbimi sekret rus FSB, për shkak të mbështetjes pa kufij të Britanisë, në fushën ushtarake dhe diplomatike ndaj Ukrainës. Për pasojë është forcuar së tepërmi monitorimi i kalimeve kufitare drejt Britanisë
Britania konsiderohet si objektiv kryesor dhe agjentët e shërbimit sekret rus, mund të mbjellin kaos, panik dhe mosbesim tek qeveria britanike përmes sulmeve kibernetike dhe deri tek dërgimi i parave për të financuar organizata separatiste në Britani! Deputetët, agjentët apo zyrtareve te ndryshëm mund të jenë objekt i financimeve, nderkohë që operativet rus mund të ngarkohen me publikimin e dokumentave kompromentues ndaj zyrtarëve dhe politikanëve britanik që kanë krijur ndër vite lidhje me oligarket ruse dhe paratë e tyre.