Një lokal në Elbasan, i cili qëndronte i hapur pavarësisht rregullave të vendosura nga qeveria, është kthyer në vatrën më e madhe dhe më e rrezikshme për përhapjen e Covid 19 në këtë qytet.
Lokali ndodhet shumë pranë gjykatës dhe prokurorisë së Elbasanit, ku drekonin gjykatës e prokurorë. Sipas TCH, një zotëri, i cili u prek nga djali i tij që kishte qenë në Itali, drekonte në këtë lokal, me një grup shokësh, duke bërë që e gjithë shoqëria të prekej, për pasojë edhe familjet e tyre.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit mblodhi sot shtabin e emergjencave duke deklaruar se është e papranueshme që rastet u rritën 300% vetëm prej këtij lokali.
Edhe mëngjesin e sotëm në lagjen “Aqif Pasha” policia bashkiake zbuloi një tjetër lokal të hapur, ku disa persona po pinin kafen e mëngjesit. Pronari lokali u gjobit dhe së bashku me klientët e tij janë shoqëruar në polici./Gazeta Liberale