Prokuroria ka vendosur zgjatjen me tre muaj të hetimeve për dyshimet mbi lobimin rus të Partisë Demokratike.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi janë tre personat që janë nën hetim për lobimin e dyshuar.
Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (pastrim parash)” dhe “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”. /Gazeta Liberale