Renditja e dokumenteve më të “dëshiruara” është përpiluar në bazë të numrit të vendeve që mund të vizitohen me një pasaportë të tilla pa qenë nevoja për t’u pajisur me vizë.
Pasaportat e Japonisë, Singaporit e të Koresë së Jugut japin akses në numrin më të madh për të vizituar vendet e tjera në botë, pa pasur nevojë për vizë. Rezultati del nga Indeksi i Pasaportave Henley, indeksi i pasaportave “më të fuqishme” në botë i publikuar në Londër nga kompania Henley & Partners. Renditja e më shumë pasaporta "të dëshiruara" përpilohet në bazë të numrit të vendeve që mund të vizitohen pa vizë ose thjesht duke plotësuar formularin e vizës përpara se të hyni në destinacionine dëshiruar.
Në veçanti, pasaportat e Japonisë dhe Singaporit japin akses në 192 vende: në vendin e tretë dhe të katërt renditen Gjermania dhe Koreja e Jugut, me akses në 190 vende, të ndjekura nga Luksemburgu, Spanja, Italia dhe Finlanda që kanë aksesh në 189 vende.
Shqipëria renditen në vendin e 53-të në botë, pas Gjeorgjisë dhe para Turqisë, duke pasur akses që të udhëtojë pa vizë në 115 vende të botës. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut pozicionohen më mirë se Shqipëria, përkatësisht në vendin e 45-të dhe 46-të. Edhe Serbia mban një pozicion më të mirë se Shqipëria (në vendin e38-të), madje edhe Bosnje Hercegovina ( në vendin e 51-të). Vendet anëtare të BE-së pozicionohen më mirë, ndërsa Kosova duke qenë nuk njihet nga shumë vende të OKB-së si dhe nuk i janë liberalizuar vizat, pasaporta e Kosovës mban vendin e 104-ët, në të njëjtin pozicion me Bangladeshin.
Vendet me 15 pasaportat më të fuqishme në botë
Japonia 193
Singapori 192
Koreja e J. 192
Gjermania 190
Spanja 190
Finlanda 189
Italia 189
Luksemburg 189
Austria 188
Danimarka 188
Holanda 188
Suedia 188
Franca 187
Irlanda 187
Portugalia 187
Mbretëria e B. 187