Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për lehtësimin e masave anti-covid.
"Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!", thotë Rama. /Gazeta Liberale