Aktualitet

Kushtetuesja kërkon rishqyrtim rekursi për Luan Dacin

Shkruar nga Liberale
Kushtetuesja kërkon rishqyrtim rekursi për Luan Dacin

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci pas shumë procesesh ka arritur një fitore të pjesshme në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo e fundit ka pranuar pjesërisht kërkesën e tij të radhës, duke urdhëruar rishqyrtimin të rekursit të Dacit në Gjykatë të Lartë.

Megjithatë, i ka rrëzuar kërkesat për rikthim të çështjes në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

Gjykata e Apelit e ka cilësuar fajtor ish-gjyqtarin, duke argumentuar se, përmes deklarimit të rremë, ai ka mundur të zgjidhet gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).

Sipas SPAK, ish-gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së.

Në dokumentacionin e paraqitur atë kohë, ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitin 1997, Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH