Aktualitet

Kush jeni ju që tallni gratë që s'patën forcën të përballojnë jetën?

Shkruar nga Liberale
Kush jeni ju që tallni gratë që s'patën forcën

Nga Ilir Metaj

Sigurisht qe edhe kafshet e egra dine te shkruajne.

Sot lexova disa prej tyre.

Po tallnin mane dhe dy vajzat qe u vetevrane per t’u ringjallur.

Si jemi bere keshtu?!

Kaq zemergure, cinike, te ftohte, jonjerezore.

Dhe te mendosh qe kohe me pare, ishim kaq… zemergure, cinike, te ftohte, jonjerezore.

Vetem se ishim me te rinj.

Jemi te njejtet monstra qe ushqehemi dhe dhimbjen e te tjereve dhe shuajme etjen me lotet e dhimbjes se tyre.

Cilet jeni ju mor shkerdhata qe guxoni te talleni me nje nene dhe dy vajza qe nuk paten forcen te perballojne jeten ?

I pate fytyrat e tyre para se te peshtynit cinizem?

A i pate cfare fytyrash paqesore, te pastra?

A e vute re trishtimin e brengosur ne syte e tyre?

Ju krijesa mazohiste qe gojembyllur e syulur, poshteroheni e veteposhteroheni perdite nga cuba, politikane, zyrtare, gjykates, “miq” e armiq, gjetet te shfrehni frustrimin tuaj cinik, mbi nje nene dhe dy vajzat e saj qe nuk u rane kurre ne qafe, nuk u vodhen, nuk u rrahen, nuk u genjyen, nuk ua zune pjesen tuaj te diellit!

Iken ne heshtje, mes dhimbjes se tyre. Gabimisht.

Por kaq!

Lejani Zotit t’i gjykoje!

Nuk mund te beje detyren e Zotit askush tjeter, aq me teper ca krijesa qe nuk bejne dot as detyren elementare te te qenit njeri: respektin per vdekjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH