Editorial

Kush i nxit të diplomuarit dhe profesionistët e rinj të emigrojnë?

Shkruar nga Liberale
Kush i nxit të diplomuarit dhe profesionistët e rinj të

Pirro Prifti

Shifrat  dhe statistikat për largimet e të rinjve të diplomuar dhe të profesionistëve të të gjitha profesioneve jashtë shtetit për një jetë më të mirë janë të larta.

Largimet e tyre kanë  reflektojnë sigurisht pasiguritë që hasin në vendin tonë për të gjetur punë, për pagesë më të madhe, për një jetë më të mirë, për një siguri shëndetësore më të mirë, por edhe për disa një kuriozitet për të parë të panjohurën, për të krahasuar atë që kanë parë në tv, filma me realitetin e Perëndimit.

Po të shohësh statistikat mund të vëresh se Shqipëria në Censusin e vitit 2011 kishte 3.023 milion banorë.

Në Censusin e vitit 2001 popullsia ra nga 3.3 milion që ishte në vitin 1990 në  3,023,000 banorë.

2011  -  2.83 milion banorë

2017 -   2.87 milion banorë

2018  2,866,376 milion banorë

2019  2,854,191 milion banorë

2020  2,837,848 milion banorë

Nga 1991, 350,000 shqiptarë kanë emigruar në Itali, 440,000 shqiptarë janë vendosur në Greqi, 50.000 në Angli, 60.000 ne SHBA dhe Kanada etj, ne Belgjike dhe Gjermani, Turqi, France, etj.

Gjatë gjithë kohës ka patur lëvizje migruese të popullatës nga Shqipëria vajtje dhe ardhje. Asnjëherë gazetat dhe mediat nuk kanë thënë të vërtetën e bazuar në statistika, por për të shkaktuar indinjatë dhe konfuzion kanë informuar të dhëna jo të sakta.

Problemet e migracionit dihen nga e gjithë popullata se përse largohen njerëzit dhe kjo nuk përbën sekret.

Problemet qëndrojnë se si shteti qeveritë që janë aktuale dhe ato që do të vijnë të kenë mundësinë të pakësojnë largimin sidomos të të rinjve dhe profesionistëve me qëllim që Shqipëria  të ketë një stabilitet demografik por dihet që pa të rinjtë nuk ka të ardhme vendi.

Dihet gjithashtu se nga largimi i grup-moshës së re më aktive të popullatës dëmton rëndë vendin dhe për këtë arsye shteti dhe qeveria duhet të gjejë zgjidhjet e mjaftueshme për të penguar këtë fenomen negativ i  cili nuk ka kapur vetëm Shqipërinë por të gjitha vendet e vogla ballkanike që janë jashtë BE.

Profesionet  që kërkohen më shumë në perëndim janë profesionet e infermierisë, zanatçinjtë, profesione inxhinjerike, kryesisht IT, punë të rëndomta që kryhen kryesisht nga moshat e reja dhe të afta për punë.

Dihet që problemet e migracionit janë të vështira për Shqipërinë, por krahas largimeve ka dhe ardhje prandaj po të vëresh me kujdes jo vetëm statistikat por edhe realitetin, mund të konstatosh se problemet qëndrojnë jo vetëm tek largimet të cilat në total janë rreth 185.152 banorë nga viti 2001 deri në vitin 2021.

Problemi i dytë qëndron se largimet e të rinjve dhe të moshës aktive ndonëse më të paktë këtë 20 vjeçar kanë shkaktuar pakësimin e martesave brenda vendit e për pasojë rënien e lindshmërisë. Ky është problem më i madh. Pavarësisht se shteti mund të justifikohet me të ardhurat që i vijnë nga emigrantët problem i largimeve të moshave të reja dhe moshave aktive në punë.

Kjo shihet në pakësimin gradual të nxënësve në total çdo vit në Shqipëri, gjë që e cila shkakton gjithashtu pakësimin e prurjeve të nxënësve në Shkolla dhe Universitete.

Po kush e shkakton në Shqipëri emigrimin e të rinjve?

Disa nga shkaqet po i përmend këtu si:

- Pagat e ulëta sidomos për profesionet e mjekëve dhe infermierëve, por edhe të profesioneve të tjera, në raport me BE,

- Mungesa  dhe pasiguria në dhënies e shërbimeve shëndetësore sidomos në spitalet publike të cilat janë mbytur nga ryshfeti dhe mit marrja

- Mungesa e mbulimit me siguracionet shëndetësore të popullatës me qëllim dhënien e kujdesit shëndetësor cilësor gjë që do të shmangte ryshfetin masiv në mjekësi në Shqipëri

- Mungesa në zbatimin e ligjeve në drejtim të rendit publik

- Mungesa në legjislacion për pronat

- Dobësi të theksuara në Pushtetin lokal

- Dëmtimi dhe shkatërrimi i Hierarkisë Profesionale dhe Meritokracisë e cila shkakton edhe `brain drain`, qoftë për shkak të pagave të ulëta qoftë për shkak të kategorizimit të pagave

- Mungesa e dëshirës për punë e shoqëruar edhe me mungesa të vendeve të punës sidomos në qytetet e mëdha dhe paradoksalisht prania e vendeve të lira të punës në zonat rurale në të cilat të papunët nuk dëshirojnë të shkojnë, për shkak të pagave të ulëta, të mungesës së kontratave të rregullta të punës, sepse nuk mjafton vetëm paga, por duhet edhe strehimi.

- Prania e shoqatave të huaja, të cilat bëjnë promocione dhe thirrje për të rinjtë e diplomuar dhe të profesionistëve që të emigrojnë jashtë shtetit.

Të gjitha këto detyrojnë moshën e re, profesionistët e rinj, të kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Kjo gjë theksohet edhe nga problemi që shteti dhe qeveritë prëkatëse , duhet të rregullojnë ligje dhe kontrata të veçanta punë për ata që shkojnë jashtë shtetit të cilët janë diplomuar në Universitetet publike.

Kjo sepse Shteti ka harxhuar jo vetëm para, pajisje, ndërtesa, laboratorë, profesorët akademik për ti diplomuar, por edhe sepse këta të diplomuar ishin caktuar për të punuar në zona të caktuara të vendit nga ato zona të cilat i kanë dërguar për të fituar shkollën e lartë. Kështu që shteti i huaj që i pranon në punë të diplomuarit tanë duhet të paguajë shtetin shqiptar nga i cili vijnë këta njerëz.

Pra problemet janë komplekse dhe qeveria dhe shteti shqiptar duhet të vendosë si prioritet rregullimin e;

- Rritjes së konsiderueshme të pagave të profesionistëve me shkollë të lartë

- Promovimin e vendeve të punës në zona të largëta nëpërmjet lidhjes së kontratave që nxisin punëmarrësin të punojnë në Shqipëri, duke aktivizuar për këtë qëllim dhe pushtetin lokal

- Nxjerrjen e ligjeve për vendet që punësojnë profesionistët shqiptarë që të paguajnë tarifa të veçanta për çdo person që ata pranojnë në punë.

Këto ndryshime mund të përmirësojnë dhe të pakësojnë largimin e moshës së re, të diplomuarve dhe të profesionistëve nga Shqipëria.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH