PD zyrtare dhe Enkelejd Alibeaj akuzohen nga fraksioni i Foltores se po mbështeten nga qeveria, që nga dhënia e vulës dhe deri tek mbështetja e kandidatëve të këtij të fundit, apo edhe te daljet publike.
Madje PD zyrtare dhe kandidatët e saj akuzohen padrejtësisht se Rama iu jep hapësirë mediatike.
Por si qëndron e vërteta?
Një raport për 17 ditët e fushatës i Autoritetet të Mediave Audio-vizive, tregon se deri më tani, “Foltorja” e Berishës ka mbytur me daljet dhe hapësirën që ka zënë në televizione jo vetëm rivalin e tij në opozitë, Enkelejd Alibeajn, por dhe vetë kreun e qeverisë, Edi Ramën.
Berisha dhe Meta janë shumë herë dhe kudo prezent në media. Këto të fundit kanë transmetuar aktivitet e “Foltores”, tre herë më shumë se aktivitetet e Alibeajt, ndonëse Berisha pretendon se mediat kontrollohen nga Rama.