Aktualitet

Kush do ta jetë kryetari i ri i PD-së? Roland Bejko: Rikthimi i Bashës, jo për të mbajtur Berishën

Shkruar nga Liberale
Kush do ta jetë kryetari i ri i PD-së? Roland Bejko: Rikthimi i

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 majit, u shpreh se forca që ai përfaqësoi e arriti objektivin. Për riorganizimin e PD-së, para se të bëheta përzgjedhja e strukturave dhe zgjedhja e liderit të ri, Bejko nuk e përjashton rikthimin e ish-kryetarit, Lulzim Basha.

I ftuar në “Spotlight” me Alban Dudushin, në Vizion Plus, Bejko tha se para se të rikthehet Lulzim Basha duhet të qartësojë pozicionin e tij pas tërheqjes.

Lulzim Basha ka një problem, ka problemin e qartësisë ose të paqartësisë në raportin me Sali Berishën, ku shumica e demokratëve pavarësisht statistikës elektorale, që e ka pasur shumë më pozitive se Berisha, që ashtu siç thatë ju, kemi qenë të bashkuar në atë kohë, natyrisht në koalicion me LSI-në. Flas për zgjedhjet e 2021 se zgjedhjet e 2015 ishim vetëm, nuk ishim me LSI-në dhe është arritur një rezultat shumë i mirë.  Arritëm një rezultat shumë lart në krahasim me rezultatin që arriti koalicioni “Bashkë Fitojmë” tani”, tha Bejko.

Por Lulzim Basha e ka këtë problem. Ka problemin tjetër që Sali Berisha ka krijuar përshtypjen negative të zotit Basha. E ka demonizuar atë në sytë e demokratëve dhe nga ana tjetër kthimi i Lulzim Bashës në krye të PD-së do të bënte, që ta mbante edhe më fort Berishën në llogoren e tij, sepse Berisha jeton duke evidentuar armikun. Dhe me Bashën e ka të thjesht ta bëjë këtë, duke treguar armikun”.

“Jam i bindur se ata që do të donin të largoheshin ngas Berisha, nëse do të  jetë Berisha në krye të Partisë, do ta kenë të vështirë të vijnë. Kjo varet nga Basha, nëse ai del, dhe artikulon dy elementë të rëndësishëm që mezi i presin demokratët. E para, pozicioni i qartë anti-Berishë, jo thjesht si retorikë  (se ata mund ta ndërtosh duke rënë dakord me Berishën; unë të shërbej ty dhe ti mua e kështu e me radhë e bëjmë sikur zihem siç bën Berisha me Ramën). Por Ranës i interesin që të jetë Berisha dhe Meta tërë jetën e tij në politikë, sepse përballë tyre fiton sa herë të dojë”, u shpreh Roland Bejko.

Kandidati demokrat tha se së djathtës dhe PD-së i duhet pikësëpari një frymë e re, si dhe njerëz me kredibilitet dhe të besueshëm për publikun. Ai u shpreh megjithatë Basha ka një favor krahasuar me të gjithë kandidatët e tjerë të mundshëm për të marrë drejtimin e PD-së.

“Një operator i ri në politikë e trondit Ramën, siç trondit edhe zotin Berisha dhe Meta bashkë andej. Një operatori i ri politik me kredibilitet të lartë, i qartë dhe në partneritet me ndërkombëtarët”.   

“E dyta, artikulimi i Bashës duhet të jetë idetë e fuqishme që të tronditin, që ta bëjnë elektoratin gri dhe atë elektoratin gri që është brenda PD-së, që refuzoi të votonte, që ta besojnë. Do ta bëjë këtë gjë, nëse do të kthehet. Nuk e dimë. Nuk kam kontakte me zotin Basha, por di të them se brenda Partisë Demokratike, ai e ka një “network” të ngritur, i cili është me goxha peshë në PD, ku një pjesë e mirë janë kryetarët e degëve, qoftë në Tiranë, qoftë në rrethe. Ka pastaj edhe marrëdhënie me anëtarë të tjerë në nivele të dyta dhe të treta në Partinë Demokratike. Gjë që unë nuk e kam, por asnjë kandidat tjetër që do të jetë në garë nuk e kanë” – u shpreh Roland Bejko.        

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH