Globi

Kurti uron kryetarin e ri të PDK: Të punosh për Kosovën nuk...

Shkruar nga Liberale
Kurti uron kryetarin e ri të PDK: Të punosh për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kryetarin e ri të PDK, Memli Krasniqin duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit.

Kurti thotë se me mbështetjen që mori nga strukturat, Krasniqi mund të ketë një udhëheqjje stabile dhe të zhvillojë reforma.

Ai i kujton kryetarit të ri se nuk është kurrë e mjaftueshme të punosh për Kosovën pasi këtë e ka obligim gjithësecili.

STATUSI NGA ALBIN KURTI

I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.

Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.

Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.

Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH