Aktualitet

"Kurti e Osmani njerëz të lirë nga oligarika financiare e mediatike"

Shkruar nga Liberale
"Kurti e Osmani njerëz të lirë nga oligarika financiare e

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH të Lutfi Dervishit foli mbi sfidat e Albin Kurtit pas fitores së zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai vlerësoi fitoren e tyre pa oligarkë dhe qasjen që patën ndaj medias.

“Është raporti me ekonominë, në rast se e shohim të dy kandidatët qoftë Albini qoftë Vjosa, nuk mund të thuhet për asnjërin që në të shkuarën të tyre të kenë pasur lidhje apo marrëdhënie okulte me të ashtuquajturën oligarki financiare në Kosovë. Raporti i tyre shumë i ndryshëm me mediat, nga raporti që përgjithësisht ne politikanët në Shqipëri kemi me mediat. Mënyra si u pasqyrua fushata dhe një lloj kordoni sanitar që përcaktuan kandidatët dhe partitë politike për ekrane dhe studio të caktuara të cilat konsideroheshin si studio në duart apo instrument të qarqeve të caktuara politike apo ekonomike. Mendoj që këto lloj elementesh ne gjithashtu duhet ti kemi parasysh në administrimin e të gjithë jetës politike në Shqipëri”, u shpreh Bushati.

Për Bushatin, qeveria e re duhet të garantojë qasje të ndershme në raport me detyrimet që ka në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH