Bardheblutë e Tiranës kanë marrë edhe një goditje të fortë në garën për titullin kampion.
Ata u mundën në shtëpi me rezultatin 1-2 nga rivalët kryesorë të Kukësit, të cilët tashmë e shkurtuan diferencën në 6 pikë, duke rihapur edhe njëherë kampionatin.
Në pjesën e parë të dy ekipet hynë në fushë më shumë për të studiuar njëra-tjetrën sesa për të sulmuar.
Në pjesën e dytë miqtë kalojnë në avantazh në minutën e 59 pas një topi të grushtuar nga portieri i Tiranës, i cili u çua në rrjetë nga Cooper. Bardheblutë hidhen të gjithë në sulm për të barazuar, por fati nuk është me ta. Finalizimi mungon.
Kukësi dyfishon rezultatin me Ethemin në minutën e 84.
Tashmë dhe 4 javë nga përfundimi i kampionatit gara për të ngritur trofeun është më e hapur se kurrë, duke parë që Tirana në ndeshjen e ardhshme përballet me Partizanin.