Globi

Kthehet përmbys autobusi shqiptar në Kroaci, vdes 1 person dhe plagosen 7 të tjerë

Shkruar nga Liberale
Kthehet përmbys autobusi shqiptar në Kroaci, vdes 1 person dhe

Një autobus shqiptar është përfshirë në aksident në autostradën A1 në Kroaci duke u përmbysur në pjesën anësore të rrugës. Mediat kroate raportojnë se autobusi drejtohej nga një 58-vjecar, ndërsa raportohet për një person të vdekur.

Sipas rapirtimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43 minuta të së shtunës dhe kjo situatë u shoqërua me bllokim të rrugës.

Mediat, referuar burimeve jo-zyrtare, raportojnë se viktimë e aksidentit ka mbetur drejtuesit i autobusit, ndërkohë shtatë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë  në spitalet Ogulin dhe Karlovac. Në momentin e aksidentit në autobus kanë qenë nëntë pasagjerë, ndërkohë të plagosurit po mbahen nën kujdesin e mjekëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH