Reperi i njohur, Noizy ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe mbushi 37-vjeç. Në ditën e tij të veçantë, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, të afërmit dhe kolegët, e sigurisht që nuk kanë munguar as të fansave të tij.
E mes shumë urimeve të miqve të tij është vënë re nga ndjekësit mungesa e urimit të Yll Limanit.
Nga ana e tij në rrjete sociale nuk pati asnjë postim dedikuar Noizyt dhe fansat po aludojnë se ndoshta miqësia e tyre është krisur edhe pse ata ende e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.