Globi

Kreu i PDK: Deputetët tanë u provokuan nga zv.kryeministri Bislimi

Shkruar nga Liberale
Kreu i PDK: Deputetët tanë u provokuan nga zv.kryeministri Bislimi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar në rrjetet sociale pas dhunës në Kuvendin e Kosovës. Ai ka akuzuar zv/kryeministrin Besnik Bislimi që sipas kreut të PDK-së sulmoi deputetët. Krasniqi thotë se Bislimi provokoi opozitën duke i hequr fotografinë që ata i vendosën në foltore dhe pastaj goditi me shishe deputetin Mërgim Lushtaku.

“Sikur të mos u mjaftonte fyerja që i bënë shtetit të Kosovës, veteranëve të UÇK-së, aktorëve politik shqiptarë, popullit të Kosovës, para shërbëtorëve të Radojçiçit, sot, në Kuvendin e Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në vend që të ndihej i turpëruar dhe të jepte llogari për përgjimet, provokoi opozitën duke i hequr fotografinë që ata i vendosën në foltore. Madje, ishte pikërisht zëvëndëskryeministri Bislimi i cili i pari e goditi me mjete të forta, shishe, deputetin Mërgim Lushtaku”, u shpreh Krasniqi.

Po ashtu, ai ka hedhur akuza nga kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca se ka futur policinë, në një kohë kur kjo gjë nuk është lejuar as kur Lëvizja Vetëvendosje hidhte gaz lotsjellës brenda parlamentit.

Sipas kreut të PDK-së gjithçka bëhet që pushteti të fshehë koordinimin dhe bashkëpunimin me Milan Radoiçiçin.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH