Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Tedros publikoi një foto nga momenti i vaksinimit, duke shkruar se sot ishte radha e tij për të marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.
Përmes postimit ai i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë mundësi për të bërë vaksinën të mos hezitojnë.