Komisioni i Pavarurur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda Iliriana Olldashi, pretendente për t’u bërë pjesë e Gjykatës Speciale.
Dosja e gjyqtares u shqyrtua nga trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.
Olldashi ka shqyrtuar disa nga çështje të rëndësishme. Në vitin 2016 ajo ka firmosur vendimin për caktimin e masës së sigurisë në mungesë ‘arrest me burg’, për Klemend Balilin, i cili ishte në arrati.
Ndërsa në korrik të vitit 2018, gjyqtarja liroi nga burgu ish-drejtuesi i ARRSH-së dhe funksionarin e LSI Dashamir Xhika, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” gjatë ndërtimit të aksit Tiranë-Elbasan./Gazeta Liberale