Globi

Kosova regjistron më shumë të shëruar, se të infektuar

Shkruar nga Liberale
Kosova regjistron më shumë të shëruar, se të infektuar

Kosova ka regjistruar 14 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit dhe 560 raste të reja pozitive në 1.620 testime.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së numri i personave të shëruar është më i lartë se i të infektuarve. Gjatë 24 orëve janë shëruar 678 persona, duke e çuar në 27.821 numrin të shëruarve që nga fillimi i pandemisë, kurse numri i rasteve aktive është 13.469.

Numri total i rasteve pozitive është 42.377 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH