Aktualitet

Korab Lita: Kryetar jam unë, Ruçi mos fusë hundët në...

Shkruar nga Liberale
Korab Lita: Kryetar jam unë, Ruçi mos fusë hundët

Kreu i vetëshpallur i grupit demokrat në Kuvend, Korab Lita i ka bërë thirrje kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit që të mos ndërhyjë në punët e këtij grupi.

Gjithashtu ai tha se do të vendosin deputetët e këtij grupi për 5 emrat e rinj që kanë shprehur dëshirën për t'u bashkuar me grupin Demokrat.

"Bazuar në njoftimet në media dhe informacionet nga Kuvendi, disa deputetë kanë shprehur dëshirën të na bashkohen, jam në pritje të shkresave të tyre. Shpreh mirënjohjen deputetëve që duan të na bashkohen. Grupi jonë ka pasur edhe raste pranimi edhe raste si ai i Andi Përmetit, që është rrëzuar kërkesa për pranimin e tij në grupin parlamentar.

Asnjë deputet nuk mund ti bashkohet grupit, se do Gramoz Ruçi të mbajë Rudina Hajdarin në krye të grupit, i bëjmë thirrje të mos fusë hundët, atë nuk e vendos ai, por rregullorja jonë dhe deputetë. Grupi dhe unë si kryetar i shprehim mbështetjen për Rudina Hajdarin si bashkë-kryetare e reformës zgjedhore, pasi është kauza jonë kryesore. I tërheqim vëmendjen se aty është si përfaqësuese e opozitës parlamentare dhe jo përfaqësuese 'ad hoc' e Gramoz Ruçit", tha ai. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH