Aktualitet

“Konsensusi, arritje e madhe kombëtare”, Berisha flet për dakordësinë me Ramën: Këtë priste çdo shqiptar!

Shkruar nga Liberale
“Konsensusi, arritje e madhe kombëtare”, Berisha flet për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dakordësinë e arritur dje me maxhorancën për rezolutën e Kosovës, e cila pritet të miratohet sot në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij pak para nisjes së seancës plenare, Berisha e cilësoi këtë konsensus, një arritje të madhe kombëtare.

“Për interesat e kombit shqiptar, që nga viti 2013 e deri më sot, kemi qenë në pozita të kundërta në qëndrimin ndaj Kosovës, me PS dhe Ramën. Kjo është e njohur. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, mendoj unë se duhet të ndërtohen së pari në parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme. Sado që jemi vëllezër, nuk jemi një shtet dual, por dy shtete të pavarura, dhe në këtë kontekst, respektimi i vullnetit të zgjedhësve, të dy shteteve është kusht themelor. Kjo s’ka ndodhur në 10 vite”.

“Konsensusi, arritje e madhe e kombëtare. U ra dakord që të mbështetet plotësisht rezoluta e Kosovës, të mbështet nen për nen. Këtë priste çdo shqiptar. Plus dy rekomandime të tjera. Tani mund të thoni ju se çfarë ndodhi? Aq sa mund ta merrni vesh se çfarë ndodhi me Ballkanin e Hapur, mund të merret vesh. Por sot ka rëndësi që deputetët do të votojnë mbështetjen e plotë të rezolutës së Kosovës. Vjen në një moment të rëndësishëm”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH