Aktualitet

Komisioni parlamentar i Ekonomisë rrëzon 3 dekretet e Metës

Shkruar nga Liberale
Komisioni parlamentar i Ekonomisë rrëzon 3 dekretet e Metës

Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka rrëzuar sot tre dekrete të Presidentit të Republikës Ilir Meta për tre ligje që kanë të bëjnë me ekonominë dhe financat e vendit.

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për buxhetin 2022, i cili u kthye nga Presidenti më 10 dhjetor në Parlament për rishqyrtim dhe me një arsyetim relativisht të gjatë.

Po kështu maxhoranca ka rrëzuar sot edhe dekretin e Presidentit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, teksa tek arsyetimi i tij, Meta tha se trajtimi fiskal është i diferencuar dhe se favorizohen jahtet dhe mjetet e luksit, por jo sektorët jetikë të ekonomisë.

Komisioni ka rrëzuar edhe dekretin e Presidentit për taksat kombëtare të ndryshuara.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH