Globi

Kolinda Kitaroviç humb zgjedhjet, ish-kryeministri bëhet president

Shkruar nga Liberale
Kolinda Kitaroviç humb zgjedhjet, ish-kryeministri bëhet president

Ish-kryeministri Zoran Milanoviç, kandidat i partisë Social Demokrate që është në opozitë, do të jetë presidenti i ardhshëm i Kroacisë.

Në raundin e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve, Milanoviç fitoi 52,7% të votave, ndërsa presidentja aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviç, kandidate e qendrës së djathtë të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) fitoi 47.3% të votave.

Roli i presidentit është kryesisht ceremonial në Kroaci. Kreu i shtetit nuk mund të bëjë veto ndaj ligjeve, por ka rëndësi në çështjet e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë.

Milanoviç, i cili shërbeu si kryeministër nga 2011 deri në 2015, zhvilloi fushatën e tij zgjedhore me një premtim për të luftuar korrupsionin, për të cilin ai tha se ishte rritur që kur ai humbi pushtetin ndaj konservatorëve.

“Fitorja e Milanoviçit është një erë në lundrimet e Social Demokratëve dhe do të forcojë partinë përpara një votimi parlamentar”, tha analisti politik Branko Caratan për televizionin shtetëror.

Në raundin e parë të zgjedhjeve dy javë më parë, Milanoviç mundi 11 kandidatë të tjerë për të dalë i pari me 29.6% të votave, me Grabar-Kitaroviç në vendin e dytë me 26.7%.

“Për mua secila palë në nivelin zyrtar do të jetë e njëjtë. Unë do të bashkëpunoj me të gjithë ata që do të kenë fuqinë ekzekutive. Unë nuk do të bëj ndarje midis qytetarëve kroatë", u tha Milanoviç mbështetësve të tij në selinë partisë.

Presidentja në largim Grabar-Kitaroviç në fjalimin e saj i uroi Milanoviçit një mandat të suksesshëm pesë-vjeçar i cili fillon në shkurt.

“Ishtë në interesin e vendit tonë që duhet të ruajë stabilitetin,” tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH