Aktualitet

Kodheli, fjalim lamtumire në Kuvend: Ju ftoj ta duam vendin, pa arsye

Shkruar nga Liberale
Kodheli, fjalim lamtumire në Kuvend: Ju ftoj ta duam vendin, pa arsye

Deputetja Mimi Kodheli ka folur në seancën e fundit të saj në Kuvendin e Shqipërisë. Kodheli u shpreh, se ajo nuk ka bërë mrekullira, madje edhe Kuvendi në 30 vite shumë gjëra nuk ka ditur ti bëjë mire, ose nuk i ka bërë fare.

Ajo shpreson të shihet sërish me deputetët, ndërkohë falenderoi disa figura, mes të cilëve dhe Edi Ramën, të cilit i shprehu mirënjohje, si bashkëpuntor, lider dhe mik, si dhe për mundësinë që i ka dhënë për të përfaqësuar atdheun.

‘’Meqenëse kjo është fjala ime e fundit në këtë sallë si deputete, nuk dua të flas për atë që s’kemi ditur ta bëjmë, apo që nuk i kemi bërë fare. Është koha që i rregullon. Me gjithë të metat tona, ky institucion e kjo folotre mbeten më të rëndësishmet. Ndjej respekt e përulje për kolegët që dhanë maksimumin e tyre për të përmbushur detyrën.

Më lejoni, pa rënë në patetizëm, të tejçoj disa falenderime , faleminderit Gramoz Ruçi për lidershipin në politik dhe leksionin së fundmi, faleminderit kolegë socialist të legjislaturave. Faleminderit kolege, gra, vajza e nëna të shoqërisë shqiptare.

Faleminderit kolegëve të tjerë të partive të tjera që kam bërë debate, kemi dialoguar. Faleminderit gjithë socialistëve e socialisteve nga Bjeshkët e Nemuna në Finiq.

Faleminderit atyre qytetarëve, që më mbështetën, që me besimin tek unë kanë qarë e qeshur, janë lodhur e kanë bërë beteja, por dhe kanë festuar. Atyre të rinjve që kanë parë një model apo një shoqe, pavarësisht se në moshë isha sa nëna e tyre.

Ndjesë të madhe të gjithë atyre të njohurve e të panjohurve që nuk i jam përgjigjur siç do të doja. Unë nuk kam bërë mrekullira, por misioni im ka qenë i qartë dhe angazhimi maksimal.

Faleminderit Edi Rama për çfarë ke ditur të jesh, bashkëpuntor, mik dhe lider. Faleminderit për mundësinë për ti shërbyer atdheut, meqë jemi tek atdheu. Dy fjalë për të ardhmen. Duhet të kemi besim tek e ardhmja, të ardhmen që ia kemi borxh atdheut tonë të dashur e të patjetërsueshëm.

Një mik thotë se dashuria për atdheun s’ka arsye, është e ngjizur. Ju ftoj ta duam vendin, pa arsye dhe ta dëgjojmë arsyetimin e njëri-tjetrit. Shqipëria ndodhet në një prej momenteve të rëndësishëm, çdo punë e bërë pa egoizëm, i bën mirë vendit.

Shpresoj të shihemi së shpejt, duke bërë punë të mira dhe punë të mbarë sesionit të ri parlamentar",- tha Kodheli.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH