Aktualitet

KLSH: 182 mln euro dëmi i institucioneve publike apo edhe i shpërdorimit të fondeve, për periudhën janar-gusht 2023

Shkruar nga Liberale
KLSH: 182 mln euro dëmi i institucioneve publike apo edhe i

Nga janari në gusht, KLSH konstaton se efekti negativ në buxhetin e shtetit nga ana e institucioneve është 19.4 miliardë lekë ose rreth 182 milionë euro. Ky efekt ndahet në dy pjesë; dëmi ekonomik, me vlerë 4.78 miliardë lekë dhe menaxhimi joefektiv i fondeve që llogaritet në 17.7 miliardë lekë.

“Gjatë periudhës janar – gusht 2023, janë dhënë 424 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 19,496,811 mijë lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 4,780,006 mijë lekë, dhe menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 14,716,805 mijë lekë. Rreth 99.8% e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik* në buxhetin e shtetit, është konstatuar në fushën e shpenzimeve (4,771,768 mijë lekë) “ thuhet në buletin.

Sipas auditit rezulton se në krye të institucioneve që kanë dëmin më të madh qëndron Albpetrol.

“Rreth 63% e totalit të shpenzimeve e zë vlera 3 miliardë lekë e konstatuar në subjektin Albpetrol SHA Patos, si pasojë e detyrimeve që kanë shoqëritë koncensionare ndaj shoqërisë për energjinë e shitur/faturuar me dhe pa kontrata.

Rreth 29% e totalit të shpenzimeve, ose 1,36 miliardë lekë është konstatuar përsëri në subjektin Albpetrol SHA Patos.

Ndërkohë sa i takon menaxhimit jo efektiv të fondeve audituesit konstatojnë se, vlera totale prej 14.7 miliardë lekë u konstatua në disa fusha ku së pari tek të ardhurat me rreth 3,72 miliardë lekë (ose rreth 25% e totalit) ku veçojmë vlerën 2.3 miliardë lekë (ose rreth 63% e total të ardhurave me ndikim negativ) si shkelje të legjislacionit tatimor në 21 njësi të vetëqeverisjeve vendore

Po ashtu në fushën e shpenzimeve prej 10.9 miliardë lekë (ose rreth 75%), si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH