Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në bregdetin e Rrjollit, Velipojë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se shtetasi me iniciale Y. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, ditën e djeshme kishte dalë për peshkim me shokët e tij.
Dyshohet se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Velipojë/Informacion paraprak:
Rreth orës 07:50, në bregdetin e Rrjollit, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Y. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, i cili ditën e djeshme, kishte dalë për peshkim me shokët e tij.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.