Pasi u kthyen në dy nga personazhet më të komentuar, më të ndjekur, e ndoshta më fitimprurës, çifti Kiara dhe Luiz Ejlli, duket se do të kenë një bashkëpunim të gjatë me ekranin e Top Channel.
Secili prej tyre tashmë ësht angazhuar në projekte të këtij televizioni, Kiara duke drejtuar emisionin "Kepi i Vipave" dhe Luizi duke qenë personazhi kryesor i filmit "Në kuadër të dashurisë".
Për këngëtarin është përfolur se do të jetë pjesë e edicionit të tretë të BBV, ose si pjesë e opinionistëve ose duke qenë pjesë e produksionit, që që pritet të shihet në vijim.
Nga ana tjetër as Kiara nuk ka mbetur e papunë, pasi moderatorja ka treguar se pas mbarimit të programit aktual që drejton, do të angazhohet në projekte të reja.
“Më është propozuar diçka, gjithmonë në Top Channel, megjithatë nuk mund ta tregojë ende se për çfarë bëhet fjalë, po besoj që diku do më shihni me se sbën”, tha ajo, duke u shprehur se ka ëndërruar gjithmonë të ketë këtë sukses.
“Më emocionon dhe më bën të ndihem krenare për veten. Nuk është e thjeshtë sepse unë kam 10 vite që jam pjesë e ekranit dhe kam fantazuar gjithmonë që një ditë duke ngjitur shkallët, avash avash ashtu siç unë kam bërë, do të arrij në pikën që unë jam sot”, u shpreh Kiara.