Është hakmarrja e krijuar nga një burrë që mbushi qendrën e qytetit të Palermos me postera në makina dhe në rrugë.
Pas ngjarjes u akuzua për persekutimin e ish-gruas. Policia po heton dhe siapsn mediave italiane hetimi nuk qëndron vetëm për shpifje, por edhe për pwrndjekjen e ish-gruas. Prej ditës së djeshme në WhatsApp po qarkullojnë fotot e fletushkave të gjetura në via Sammartino, në Palermo. Siç është thënë nga Corriere del Mezzogiorno, fletushka është episodi i fundit, duke qenë se gruaja ka denoncuar më herë zjarr-vënien e tre makinave, e fundit dhjetorin e kaluar dhe ka marrë mesazhe të shumta kërcënuese në celularin e saj.
Pas arrestimit, ish-bashkëshorti i ka policisë se nuk ka lidhje me përhapjen dhe nëpërmjet avokatit të tij ka bërë denoncim ndaj personave të panjohur. Gruaja, e dëgjuar nga policia, përjashtoi gjithashtu mundësinë se ka qenë burri i saj që mbushi qendrën e qytetit me postera. Disa nga protagonistët e kësaj historie të përmendur me emra, për lidhje me gruan në fjalë, tashmë kanë bërë të ditur se do të bëjnë padi.
/Liberale.al/