Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pasi deputetët e Parlamentit Evropian nënshkruan një letër përmes të cilës i kërkuan kancelares gjermane Angela Merkel që çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të vendosë në axhendën e Këshillit Evropian.
“Mirënjohës për kolegët dhe miqtë e mi në Parlamentin Evropian @ilhankyuchyuk @tfajon @VollathBettina @SCHIEDER @TPicula dhe eurodeputetët e tjerë për iniciativën e tyre që të kërkojnë nga Gjermania (e cila do të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku) për të adresuar dhe aprovuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.”,shkruan Balla në Twitter. /Gazeta Liberale
https://twitter.com/ilhankyuchyuk/status/1276772563520311297?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1276811022486188039%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkerkesa-per-liberalizimin-e-vizave-te-kosoves-balla-mirenjohje-miqve-te-pe-se%2F